INDUSTRIA E PRODHIMIT TË PIJEVE JOALKOOLIKE

Higjiena e efikase, e shpejtë, precize dhe praktike në LINJAT TEKNOLOGJIKE TË LËNGJEVE DHE PIJEVE JOALKOOLIKE është sfidë, të cilën vetëm me produktet dhe këshillat që ofrojmë ne mund të sigurohet!

WEINKOS shpk si përfaqësues ekskluziv dhe distributor për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni i firmës së njohur Gjermane WIGOL dhe të atyre Thonhauser e ZEP ka kënaqësinë që të ju bëj një propozim ofertë për produktet dhe shërbimet për pastrim dhe dezinfektim të objektit tuaj si dhe higjienës personale të punëtorëve që punojnë aty.

  • Propozojmë që në hyrje të tualetit dhe në hyrje të kuzhinës të vendoset një lavaman me pajisje për dozim të shamponit dhe dezinfektuesit në mes të së cilave do vendoset pllakati udhëzues. Pllakati që shihet në mes të lavamanit do ta keni në gjuhen shqipe origjinal dhe i punuar ekstra për ketë qellim.

Për këtë qëllim propozojmë produktet:

    • Artikujt Wigosoft Universal B oG, apo TM HANDSEIFE IFS i cili pastron duart dhe i mbron ato nga dëmtimi i lëkurës pasi që është shampon që plotëson të gjitha standardet për mbrojtjen e lëkurës.
    • Artikulli Nr. 30 81 00  Handsteril    i cili dezinfekton duart tuaja dhe ju siguron higjiene antibakteriale.  Gjatë pandemisë Covid 19, është cilësuar si ndër më të mirët në Evropë ndaj virusit Sars Cov 2!
  • Për pastrim gjeneral dhe dezinfektimin e sipërfaqeve punuese, ambientit ku punoni e posaçërisht linjës suaj prodhuese preferohet:

a.  Artikujt   Aktivschaum CL  apo  TM Foam IR                                        Pastrim alkalik

b.  Artikujt   Schaumreiniger Sauer PT   apo  TM Foam Acid                 – Pastrim acidik

c.   Artikulli Nr. 60 50 16  Carbocid QV                                                   – Dezinfektues

Pastrimin dhe dezinfektimin, e sipërfaqeve të jashtme propozoj që ta bëni me makinë dedikuar për ketë qellim e cila punon me presion (një makine të tillë nëse nuk e keni ju informojmë ne se ku mund ta gjeni). Ne do të ju ofrojmë planin dhe pllakatin me shënime detaje për këtë lloj pastrimi.

Artikujt  Aktivschaum CL apo TM Foam IR, janë pastrues që largojnë të gjitha papastërtitë organike (si yndyrat, proteinat etj.) dhe janë nga pastruesit më të efektshëm dhe më të përdorshëm.

Artikujt Schaumreiniger Sauer PT apo  TM Foam Acid janë pastrues që largojnë të gjitha papastërtitë inorganike e posaçërisht mbetjet karbonate në sipërfaqet e INOX-it. Pas larjes me këta artikuj makinat e juaja nga INOX-i do shkëlqejnë dhe do duken si të reja.

Artikulli Nr. 60 50 16  Carbocid QV është një dezinfektues me spektër të gjërë veprimi dhe pa asnjë arome kundërmuese. Pos efektit dezinfektues të sipërfaqeve punuese dhe të makinave ka efekt të shkëlqyer edhe në dezinfektimin – konservimin e armaturave të demontuara si kthesat, reduktorët, ventilet dhe shumë të tjera. Të gjitha këto pasi që të pastrohen futen në një vaskë (kade) me tretje 1% Carbocid QV  dhe lihen të qëndrojnë aty deri në momentin e nevojës për përdorim. Tretja 1% Carbocid QV është shumë e përshtatshme edhe për dezinfektimin e këpucëve në hyrje të fabrikës e cila herë pas here hedhet në sfungjerin e hollë i vendosur te porta hyrëse në objekt. Carbocid QV 1,5% është dezinfektues efektiv edhe ndaj virusit Covid 19 për të gjitha sipërfaqet e materialeve.

  • Për pastrimin sa ma të mirë dhe të efektshëm të sipërfaqeve të inox-it  në mënyrë që përherë të keni INOX të pastër, të konservuar dhe me dukje si të jetë i ri preferohet:
    • Artikulli Nr. 30 20 00  Edelstahlreiniger

Ky artikull preferohet të përdoret rrallë dhe atëherë kur përdoret ky artikull nuk ka nevojë të përdoren patjetër artikujt Schaumreiniger Sauer PT apo TM Foam Acid.

  • Për pastrimin e sistemeve të brendshme të ashtuquajturat CIP-pastrimet ju preferojmë:
    • Artikujt  CIP Reiniger CL EXTRA apo TM CIP IR
    • Artikujt  Tankreiniger SP SA apo TM 25
    • Artikujt Hydrosan Stabil apo TM Peracid 5
    • Pastrimin e sistemeve të brendshme të ashtuquajturat CIP-pastrimet ju preferojmë ta bëni në këtë mënyrë:
      • Së pari bëni shpëlarjen me ujë,
      • Bëni pastrimin alkalik me artikujt  CIP Reiniger CL EXTRA apo TM CIP IR,
      • Bëni shpëlarjen me ujë,
      • Bëni pastrimin acidik me artikujt  Tankreiniger SP SA apo TM 25,
      • Bëni shpëlarjen me ujë,
      • Bëni dezinfektimin me artikujt Hydrosan Stabil apo TM Peracid 5,
      • Dhe në fund bëni shpëlarje me ujë të pijshëm kualitativ apo ujë të pa ndotur me baktere.

CIP-i komplet preferohet të bëhet çdo fund javë kurse dezinfektimi me artikujt nën (c) preferohet të bëhet çdo ditë para fillimit të prodhimit. Kostoja e përdorimit është variabile pasi që varet nga shumë faktorë si: sistemi prezent për CIP, sasia e vëllimit të linjës suaj, mundësia e ruajtjes së lëngut pastrues – dezinfektues për përdorim tjetër etj.

  • Nëse për CIP alkalik përdorni Sodën Kaustike NaOH 2% në temperaturën 70 deri  90°C atëherë ju preferojmë që tretjes së sodës ti shtoni edhe tretje 1% të aditivit:
  • Artikulli Nr. 413721 Reinigungsverstärker H

Ky artikull ndihmon në forcën pastruese të Sodës, pengon efektin korroziv të saj si dhe zvogëlon nevojën e larjes në temperatura shumë të larta në atë mënyrë që na ndihmon në kursim enorm të energjisë termike.

  • Për rastet kur paraqitet nevoja për dezinfektime të shpejta dhe lokale preferojmë:
    • Artikullin Nr. 00 06 76  Maschinen und flächendesinfektion

Ky artikull preferohet të përdoret në rastet e nevojës për dezinfektime lokale si p.sh., kur për ndonjë arsye punëtori detyrohet ta hap derën e makinës e cila mbushë shishet apo ne vende tjera ku mendoni apo dyshoni se nuk janë të dezinfektuara. Kostoja e këtij preparati është shumë e vogël dhe mospërfillëse sepse përdoret shumë rrallë dhe në sasira shumë të vogla. Ky artikull është dezinfektues efektiv edhe ndaj virusit Covid 19 për të gjitha sipërfaqet e materialeve.

  • Për pastrimin dhe dezinfektimin e shiritave transportues si dhe për zvogëlimin drastik të forcës fërkuese në mes shiritit transportues dhe shisheve ju preferojmë:
    • Artikujt Bandschmiermittel Intens O apo FS Biolube LP 30

Janë preparate tejet efikase dhe shumë të përdorshëm. Preferohet që përdorimi i tyre të bëhet në atë mënyrë që tek çdo pjesë e shiritave transportues të montohen koka spërkatëse (dizne spërkatëse) të cilat furnizohen nga një qendër dhe dozohen me pompë dozuese e cila punon në mënyrë automatike posa fillon të lëviz shiriti transportues i shisheve. Si improvizim i kokave spërkatëse me veprim automatik preferohet të krijohet një kadë zhytëse ku shiriti transportues në një pjesë të caktuar të kalojë nëpër tretësirën me këta artikuj apo nëse edhe kjo nuk është e mundur atëherë preferohet që të merren disa spërkatëse dore (p.sh., spërkatëset e shamponëve për larjen e dritareve) dhe të vendosen në disa vende kyçe në mënyrë që herë pas here të bëhet spërkatja me dorë nga punëtorët që janë aty.

  • Për pastrimin e sistemeve të ndryshme që mendoni se mund të jenë të ndjeshme nga preparatet tjera apo për vendet punuese ose makinat punuese të ngjyrosura preferohet:
    • Artikujt  Wigolin gelb extra apo TM Neutral C

Këto preparate janë dizajnuar që të përdoren për vende që mendoni se mund të jenë të ndjeshme nga preparatet tjera. Me këto preparate mund të bëhet edhe pastrimi me dorë pasi që nuk janë të dëmshme për lëkurën e njeriut p.sh., në rastet e pastrimit të makinave me ngjyrë, vendeve të ndryshme speciale, pastrimin e zyrave, korridoreve etj.

  • Për lyerjen e sistemeve të kushinetave (mast për lyerje) dhe pjesëve tjera për eliminim të forcës fërkuese preferojmë produktin.
    • Artikulli  Nr. 416000  SPINDELFETT I

Ky produkt është i destinuar për përdorim në tërë industrinë ushqimore. Është produkt i licencuar dhe ka zbatim në temperatura nga 20 deri 150 C.

 

  • Për pastrimin e enëve dhe gotave në kuzhina me makina enëlarëse automatike preferohet:
    • Artikujt Spülfix Flüssig, Superstov, apo Superchlor HW

Pastrojnë me efektivitet shume të lartë. Enët që lahen me këto produkte pos që lahen 100% po ashtu edhe dezinfektohen 100%.

    • Artikujt Klarspüler BP, Bright Flush II A, apo Glanztrockner

Shpërlajnë enët dhe gotat tuaja me efektivitet shumë të lartë pa pasur nevojë që pastaj ti fshini me leckë që të shkëlqejnë pasi që vet këta artikuj u japin shkëlqimin enëve që pastrohen.

         11.  Për pastrim gjeneral të efektshëm të hallës suaj, tualetit dhe dyshemeve me pllaka, dhe më pas të ndjeni një arome të këndshme limoni ju propozojmë:

    • Artikulli 001045 Allzweckreiniger Citro   

Me këtë artikull mund të pastroni me dore si dhe me të gjitha makinat sipërfaqeve të mëdha qoft të hallës, kuzhinës banjave etj., dhe më pas objekti që pastroni të mbushet me një arome të këndshme LIMONI. Ky është një koncentrat i fortë pastrues i cili garanton largimin e të gjitha papastërtive.