Higjiena ne gastronomi

Ne, WEINKOS shpk, si përfaqësues ekskluziv dhe distributor për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni i
firmës së njohur WIGOL dhe të atyre Thonhauser, AFCO e ZEP, ju sugjerojmë këto produkte dhe
shërbime që ne ofrojmë për pastrim dhe dezinfektim të kuzhinës dhe komplet restorantit tuaj, si dhe
higjienës personale të punëtorëve që punojnë aty.
1. Për higjienë të personelit dhe të mysafirëve propozojmë:
a. Artikujt Wigosoft Universal B oG, apo TM HANDSEIFE IFS i cili pastron duart dhe i mbron ato
nga dëmtimi i lëkurës, pasi janë shampon që plotësojnë të gjitha standardet Evropiane për
mbrojtjen e lëkurës.
b. Artikulli Nr. 30 81 00 Handsteril – i cili dezinfekton duart tuaja dhe ju siguron higjienë
antibakteriale. Gjatë pandemisë COVID 19 Handsteril është vlerësuar si njëri nga dezinfektuesit
më të mirë dhe më të efektshëm në Evrope kundër virusit SARS Cov 2!

2. Për pastrim gjeneral të efektshëm të hallës suaj, tualetit dhe dyshemeve me pllaka, dhe me pas te
keni një aromë të këndshme limoni ju propozojmë:

Artikulli 001045 Allzweckreiniger Citro

Me këtë artikull mund të pastroni me dorë, si dhe me të gjitha llojet e makinave, sipërfaqet e hallave.
Korridoreve, kuzhinës, banjave etj, dhe më pas të fitoni një aromë te këndshme LIMONI. Ky është një koncentrat
pastrues i cili garanton largimin e të gjitha papastërtive.
3. . Për rastet kur dëshironi që hallën tuaj, kuzhinën, tualetin etj. edhe ta dezinfektoni plotësisht ju ofrojmë
dezinfektuesin tonë:

Artikulli Nr. 60 50 16 Carbocid QV

Ky dezinfektues preferohet të përdoret çdo dy – tre javë (varësisht nga rezultati i strishove përdorimi mund të
behet me shpesh apo me rrallë).
Carbocid QV është një dezinfektues me spektër të gjerë veprimi dhe pa asnjë aromë kundërmuese. Carbocid
QV është dezinfektues efektiv edhe ndaj virusit Covid 19 për të gjitha sipërfaqet e materialeve.

4. Për rastet kur paraqitet nevoja për dezinfektime të shpejta dhe lokale pa pasur nevojë për shpëlare
të sipërfaqeve pas dezinfektimit preferojmë:

Artikullin Nr. 00 06 76 Maschinen und flächendesinfektion

5. Për pastrim të plotë dhe të efektshëm të skarave, fritezave dhe kudo qoft tjetër ku ka papastërti të
lartë nga yndyrat, proteinat e posaçërisht mbetjeve nga djegiet nëpër skara preferojmë:

Artikullin TM HDDF
Është produkt tejet efikas dhe lehtë i përdorshëm. Vendoset në sipërfaqen që duam ta pastrojmë, e
lëmë disa minuta të reagojë dhe pastaj me një sfungjer i largojmë papastërtitë dhe e bëjmë shpëlarjen
me ujë po me sfungjer për të arritur një mes neutral në vendin që pastrohet.

6. Për pastrimin e dyshemesë në rastet e ku ka pastërti të mëdha dhe njolla të forta preferohet:
a. Artikulli Nr. 00 07 05 Bodenreiniger X80

Ky artikull ka përdorim të mirë edhe me makina automatike pastruese! Për rastet kur keni njolla të forta
preferohet të bëhen prova pastrimi me dorë në vendet me njolla me këtë artikull në doza më të larta nga 5 deri
në 30%, deri sa të gjendet doza e përshtatshme për largimin e njollave të caktuara!

7. Për pastrimin sa ma të mirë dhe të efektshëm të sipërfaqeve të inox-it në mënyrë që përherë të
keni INOX të pastër e të konservuar dhe me dukje si të jetë i ri, preferohet:

a. Artikulli Nr. 30 20 00 Edelstahlreiniger

8. Për pastrimin e tavolinave, të zyrave, mobilieve dhe pjesëve tjera dekoruese të restorantit tuaj, si
dhe të sistemeve të ndryshme që mendoni se mund të jenë të ndjeshme e të cilat duhet të
pastrohen me dorë, preferohen:

a. Artikujt Wigolin gelb extra apo TM Neutral C

Këto preparate janë dizajnuar që të pastrojnë dhe të mbrojnë plotësisht objektin që pastroni dhe duart tuaja
gjatë pastrimit! Mund të përdoret edhe për pastrim të enëve me duar pasi pos që i pastron enët edhe i
mbron duart!

9. Për pastrimin e enëve dhe gotave në kuzhina me makina enëlarëse automatike preferohet:
a. Artikujt Spülfix Flüssig, Superstov, apo Superchlor HW – pastrojnë me efektivitet shumë të
lartë. Enët që lahen me këto produkte pos që lahen 100% po ashtu edhe dezinfektohen 100%.
b. Artikujt Klarspüler BP, Bright Flush II A, apo Glanztrockner – shpërlajnë enët dhe gotat
tuaja me efektivitet shumë të lartë pa pasur nevojë që pastaj ti fshini me leckë që të shkëlqejnë
pasi që vet këta artikuj u japin shkëlqimin enëve që pastrohen.