PROPOZIM PËR PËRDORIMIN E DISA PRODUKTEVE PËR PASTRIM DHE DEZINFEKTIM TË OBJEKTEVE HOTELIERE, HALLAVE TË MËDHA, QENDRAVE TREGTARE, RESTAURANTE DHE KUZHINA
WEINKOS shpk si përfaqësues ekskluziv dhe distributor për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni i firmës së njohur Gjermane WIGOL dhe të atyre Thonhauser e ZEP ka kënaqësinë që të ju bëj një propozim ofertë për produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë për pastrim dhe dezinfektim të objektit tuaj si dhe higjienës personale të punëtorëve që punojnë aty.
- Propozojmë që në hyrje të tualetit dhe në hyrje të kuzhinës të vendoset një lavaman me pajisje për dozim të shamponit dhe dezinfektuesit në mes të së cilave do vendoset pllakati udhëzues. Pllakati që shihet në mes të lavamanit do ta keni në gjuhen shqipe origjinal dhe i punuar ekstra për ketë qellim.
Për këtë qëllim propozojmë produktet:
- Artikujt Wigosoft Universal B oG, apo TM HANDSEIFE IFS i cili pastron duart dhe i mbron ato nga dëmtimi i lëkurës pasi që është shampon që plotëson të gjitha standardet për mbrojtjen e lëkurës.
- Artikulli Nr. 30 81 00 Handsteril – i cili dezinfekton duart tuaja dhe ju siguron higjiene antibakteriale. Gjatë pandemisë Covid 19, është cilësuar si ndër më të mirët në Evopë ndaj virusit Sars Cov 2!
- Për pastrim gjeneral dhe shumë të efektshëm të, skarave, enëve vluese të pajisjeve të kuzhinës, pastaj hallës suaj, tualetit dhe dyshemeve me pllaka, mermer apo granit kudo që janë të vendosura ju propozojmë:
Artikujt Superteerex PBC, Kraftreiniger Kapo apo TM FOAM RHE
Me këta artikuj mund të pastroni me dore si dhe me të gjitha makinat apo pajisjet vluese të kuzhinës suaj, pastrimin e sipërfaqeve të mëdha qoft të hallës, kuzhinës banjave etj. Ky është një koncentrat i fortë pastruese i cili garanton largimin e të gjitha papastërtive.
- 3. Për pastrim gjeneral të efektshëm të hallës suaj, tualetit dhe dyshemeve me pllaka, dhe me pas te ndjeni një arome të këndshme limoni ju propozojmë:
Artikulli 001045 Allzweckreiniger Citro
Me këtë artikull mund të pastroni me dore si dhe me të gjitha makinat sipërfaqeve të mëdha qoft të hallës, kuzhinës banjave etj., dhe më pas objekti që pastroni të mbushet me një arome të këndshme LIMONI. Ky është një koncentrat i fortë pastruese i cili garanton largimin e të gjitha papastërtive.
- 4. Për pastrimin e hallave të mëdha apo për rastet me papastërti më të lartë propozojmë:
Artikujt Aktivschaum CL apo TM Foam IR – Pastrim alkalik
Artikujt Aktivschaum CL apo TM Foam IR, janë pastrues që largojnë të gjitha papastërtitë organike (si yndyrat, proteinat etj.) dhe janë nga pastruesit më të efektshëm dhe më të përdorshëm.
- 5. Për rastet kur dëshironi që hallën tuaj, kuzhinën, tualetin etj., edhe ta dezinfektoni plotësisht ju ofrojmë dezinfektuesin tonë:
Artikulli Nr. 60 50 16 Carbocid QV
Ky dezinfektues preferohet të përdoret çdo dy – tre javë (varësisht nga rezultati i strishove përdorimi mund të behet më shpesh apo me rrallë). Carbocid QV 1,5% është dezinfektues efektiv edhe ndaj virusit Covid 19 për të gjitha sipërfaqet e materialeve.
- 6. Për rastet kur paraqitet nevoja për dezinfektime të shpejta dhe lokale pa pasur nevojë shpëlarja e sipërfaqeve pas dezinfektimit preferojmë:
Artikulli Maschinen und flächendesinfektion
Ky artikull preferohet të përdoret në rastet e nevojës për dezinfektime lokale si p.sh., kur për ndonjë arsye mendoni apo dyshoni se vende të caktuara nuk janë të dezinfektuara. Ky artikull është dezinfektues efektiv edhe ndaj virusit Covid 19 për të gjitha sipërfaqet e materialeve.
- 7. Për pastrime gjenerale për largimin e materieve inorganike (p.sh. ngurthi apo gëlqerja) nga pajisjet sanitare preferohet:
Artikulli Sanitärreiniger Apple
Pos që i pastron, bën edhe shkëlqimin e pajisjeve sanitare dhe u jep atyre një aromë të këndshme molle!
- 8. Për pastrimin e mirë dhe të efektshëm të urinoreve dhe guaskave në tualete preferohet:
Artikulli Urinsteinlöser
Pastron efektshëm urinoret dhe guaskat dhe i liron ato nga ngjyra e verdhë me natyrë inorganike!
- Për pastrimin e sistemeve të ndryshme që mendoni se mund të jenë të ndjeshme nga preparatet tjera apo për vendet punuese ose makinat punuese të ngjyrosura preferohet:
- Artikujt Wigolin gelb extra apo TM Neutral C
Këto preparate janë dizajnuar që të përdoren për vende që mendoni se mund të jenë të ndjeshme nga preparatet tjera. Me këto preparate mund të bëhet edhe pastrimi me dorë pasi që nuk janë të dëmshme për lëkurën e njeriut p.sh., në rastet e pastrimit të makinave me ngjyrë, vendeve të ndryshme speciale, pastrimin e zyrave, korridoreve etj.
- Për pastrimin e enëve dhe gotave në kuzhina me makina enëlarëse automatike preferohet:
- Artikujt Spülfix Flüssig, Superstov, apo Superchlor HW
Pastrojnë me efektivitet shume të lartë. Enët që lahen me këto produkte pos që lahen 100% po ashtu edhe dezinfektohen 100%.
- Artikujt Klarspüler BP, Bright Flush II A, apo Glanztrockner
Shpërlajnë enët dhe gotat tuaja me efektivitet shumë të lartë pa pasur nevojë që pastaj ti fshini me leckë që të shkëlqejnë pasi që vet këta artikuj u japin shkëlqimin enëve që pastrohen.
Për informata me më detaje lidhur me artikujt e lartshënuar ju vëmë në dispozicion edhe fletë informacionin për çdo artikull të lartshënuar. Ne, dhe Firmat WIGOL ne Gjermani e Thonhauser në Austri jemi gjithmonë në dispozicion të klientëve dhe bashkëpunëtoreve tanë, për çdo pyetje dhe për çdo problem qe kanë në ketë drejtim.
me respekt, gjithnjë në shërbim të klientëve tanë
WEINKOS Sh.p.k.
Përparim GASHI Dip.- Ecc. Msc. Sci. Feim FETOSHI Dip.-Ing Drejtor Menaxhues Pronar
Phone: +383 48 604575 Phone: +383 49 112528 Email: weinkos@yahoo.de +383 44 112528 weinkos@hotmail.com Email: feimfetoshi@yahoo.de
perparimgashi1@hotmail.com feimfetoshi@hotmail.com