Propozim për higjienë standarde (pastrim dhe dezinfektim) në INDUSTRINË E BUKËS
WEINKOS SHPK, si përfaqësues ekskluziv dhe distributor për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni i firmës së njohur WIGOL dhe të atyre Thonhauser, AFCO e ZEP, ju sugjerojmë këto produkte dhe shërbime që ne ofrojmë për pastrim dhe dezinfektim të objektit tuaj si dhe higjienës personale të punëtorëve që punojnë aty.
PRODUKTE DHE METODA EVROPIANE PËR KUALITET HIGJIENIK MAKSIMAL NË INDUSTRINË E BUKËS
Ne posedojmë ndër produktet më kualitative përdorimi i të cilave së bashku me zbatimin e këshillave dhe programeve që ofrojmë, kanë ndikim të madh pozitiv në higjienën prodhuese të INDUSTRISË SË BUKËS nga e cila do të del bukë më cilësore, më e shishme, më e shëndoshë dhe me një afat skadimi më të gjatë. Industria e Bukës, është industri e ndjeshme për nga ana e higjienës. Bakteriet që mund të shfaqen gjatë prodhimit janë mikroskopike, nuk duken me syrin e njeriut dhe mund të prishin brumin e bukës. Produktet higjienike që ne ofrojmë për këtë industri janë të çertifikuara me standarde ISO, dhe janë të domosdoshme për eliminimin e këtyre bakterieve dhe ofrimin e një sigurie higjienike për pijen e prodhuar.
NE OFROJMË:
- Produkte të çertifikuara me ISO
- Udhëzime për përdorimin e produkteve
- Ndihmë profesionale në zgjidhjen e problemeve higjienike
- Dërgesë të shpejtë të porosive
shërbime të ndryshme dhe produktet përkatëse
a. Propozojmë që në hyrje të hallës, ku gjendet pajisja teknologjike të vendoset një lavaman me pajisje për dozim të shamponit dhe dezinfektuesit në mes të së cilave do vendoset pllakati udhëzues. Pllakati që shihet në mes të lavamanit (shih foton) do ta keni në gjuhën shqipe, origjinal dhe i punuar ekstra për këtë qëllim. Për këtë qëllim propozojmë produktet:
- Artikujt Wigosoft Universal B oG, apo TM HANDSEIFE IFS i cili pastron duart dhe i mbron ato nga dëmtimi i lëkurës, pasi janë shampon që plotësojnë të gjitha standardet Evropiane për mbrojtjen e lëkurës.
- Artikulli Nr. 30 81 00 Handsteril – i cili dezinfekton duart tuaja dhe ju siguron higjienë antibakteriale.
b. Për pastrim gjeneral dhe dezinfektimin e sipërfaqeve punuese, ambientit ku punoni e posaçërisht linjës suaj prodhuese preferojmë:
- Artikujt Aktivschaum CL apo TM Foam IR – Pastrim alkalik
- Artikujt Schaumreiniger Sauer PT apo TM FOAM ACID – Pastrim acidik
- Artikulli Nr. 60 50 16 Carbocid QV – Dezinfektues.
Pastrimin dhe dezinfektimin, e sipërfaqeve të jashtme propozoj që ta bëni me makinë dedikuar për ketë qëllim e cila punon me presion. Ne do të ju ofrojmë planin dhe pllakatin me shënime detaje për këtë lloj pastrimi.
- Artikujt Aktivschaum CL apo TM Foam IR janë pastrues që largojnë te gjitha papastëritë organike (si yndyrat, proteinat etj) dhe llogariten si dy nga pastruesit më të efektshëm dhe më të përdorshëm.
- Artikujt Schaumreiniger Sauer PT apo TM FOAM ACID janë pastrues që largojnë të gjitha papastëritë inorganike e posaçërisht mbetjet gëlqerore në sipërfaqet e INOX-it. Pas larjes me këta artikuj, makinat e juaja nga INOX-i do shkëlqejnë dhe do të duken si te reja.
- Artikulli Nr. 60 50 16 Carbocid QV është një dezinfektues me spektër të gjerë veprimi dhe pa asnjë aromë kundërmuese. Pos efektit dezinfektues të sipërfaqeve punuese dhe të makinave ka efekt të shkëlqyer edhe në dezinfektimin – konservimin e armaturave të demontuara si kthesat, reduktorët, ventilët dhe shumë të tjera. Të gjitha këto pjesë, pasi të pastrohen futen në një kade me tretje 1% Carbocid QV dhe lihen të qëndrojnë aty deri në momentin e nevojës për përdorim. Tretja 1% Carbocid QV është shumë e përshtatshme edhe për dezinfektimin e këpucëve në hyrje të fabrikës e cila herë pas here hedhet në sfungjerin e hollë i vendosur te porta hyrëse në objekt. Carbocid QV 1,5% është dezinfektues efektiv edhe ndaj virusit Covid 19 për të gjitha sipërfaqet e materialeve.
c. Për pastrimin e dyshemesë në rastet e ku ka pastërti të mëdha dhe njolla të forta preferohet:
- Artikulli Nr. 00 07 05 Bodenreiniger X80
Ky artikull ka përdorim të mirë edhe me makina automatike pastruese! Për rastet kur keni njolla të forta preferohet të bëhen prova pastrimi me dorë në vendet me njolla me këtë artikull në doza më të larta nga 5 deri në 30%, deri sa të gjendet doza e përshtatshme për largimin e njollave të caktuara!
d. Për pastrim gjeneral të efektshëm të hallës suaj, tualetit dhe dyshemeve me pllaka, dhe me pas te keni një aromë të këndshme limoni ju propozojmë:
- Artikulli 001045 Allzweckreiniger Citro
Me këtë artikull mund të pastroni me dorë, si dhe me të gjitha llojet e makinave, sipërfaqet e mëdha te hallave. Korridoreve, kuzhinës, banjave etj, dhe më pas të fitoni një aromë te këndshme LIMONI. Ky është një koncentrat pastrues i cili garanton largimin e të gjitha papastërtive.
e. Për pastrimin sa ma të mirë dhe të efektshëm të sipërfaqeve të inox-it në mënyrë që përherë të keni INOX të pastër e të konservuar dhe me dukje si të jetë i ri, preferohet:
- Artikulli Nr. 30 20 00 Edelstahlreiniger
Ky artikull preferohet të përdoret rrallë, dhe atëherë kur përdoret ky artikull, nuk ka nevojë të përdoret patjetër artikulli Schaumreiniger Sauer PT apo TM FOAM ACID
f. Për pastrimin dhe largimin e papastërtive dhe mbeturinave të djegieve organike si: yndyra, katrani, proteinat nga skarat, furrat, filtrat yndyror, fritezat etj preferohet:
- Artikulli Nr. 00 09 17 Kraftreiniger Kapo ose TM HDDF
Janë preparate shumë efikase për pastrimin e furrave të pjekjes dhe skarave të ndryshme si dhe për pastrimin e fritezave si ato për amvisni ashtu edhe të atyre industriale.
g. Për pastrimin e furrave të terjes preferohet:
- Artikulli Nr. 30 73 02 Superteerex PB C ose TM FOAM RHE
Këta artikuj largojnë shumë lehtë mbetjet nga avulli dhe tymi në pajisjet e terjes, proteinat, papastërit e yndyrës, si dhe të gjitha papastërtitë tjera organike. Komponentat përbërëse e Tensides në këto preparate kanë efekt shkëlqyes në sipërfaqet e pastruara menjëherë
pas shpëlarjes me ujë.
h. Për rastet kur paraqitet nevoja për dezinfektime te shpejta dhe lokale preferojmë:
Këtë artikull preferohet të përdoret në rastet e nevojës për dezinfektime lokale si psh, kur për ndonjë arsye punëtoria detyrohet të hapë derën e makinës ku bëhet mbushja e produktit apo në vende tjera. Kostoja e këtij preparati është shumë vogël dhe mospërfillëse sepse përdoret shumë rrallë dhe në sasira shumë të vogla.
i. Për pastrimin e sistemeve të ndryshme që mendoni se mund të jenë të ndjeshme nga preparatet tjera apo për vendet punuese ose makinat punuese të ngjyrosura, te kutia elektronike të cilat duhet të pastrohen me dorë, si dhe për pastrim të zyreve, mobilieve etj preferohen:
- Artikujt Wigolin gelb extra apo TM Neutral C
Këto preparate janë dizajnuar që të përdoren për vende që mendoni se mund të jenë të ndjeshme nga preparatet tjera. Me këtë preparat mund të bëhet edhe pastrimi me dorë pasi që nuk është i dëmshëm për lëkurën e njeriut! Lehtë dhe në mënyrë efikase mund të pastroni makinat me ngjyrë, vendet e ndryshme speciale, zyrat e juaja dhe mobilet në të, korridoret, pastrimi i enëve etj.
j. Për lyerjen e sistemeve të kushinetave (kollomast ushqimor për lyerje) dhe pjesëve tjera për eliminim të forcës fërkuese preferojmë produktin.
- Artikulli Nr. 416000 SPINDELFETT I
Ky produkt është i destinuar për përdorim në tërë industrinë ushqimore. Është produkt i licencuar dhe ka zbatim në temperatura nga 20 deri 150 C.
k. Për pastrimin e enëve dhe gotave në kuzhina me makina enëlarëse automatike preferohet:
- Artikujt Spülfix Flüssig, Superstov, apo Superchlor HW – pastrojnë me efektivitet shumë të lartë. Enët që lahen me këto produkte pos që lahen 100% po ashtu edhe dezinfektohen 100%.
- Artikujt Klarspüler BP, Bright Flush II A, apo Glanztrockner – shpërlajnë enët dhe gotat tuaja me efektivitet shumë të lartë pa pasur nevojë që pastaj ti fshini me leckë që të shkëlqejnë pasi që vet këta artikuj u japin shkëlqimin enëve që pastrohen.
l. Për rastet kur paraqitet nevoja për dezinfektim të pusit të ujit preferojmë:
- Artikullin Hydrosan Stabil
Këtë artikull preferohet të përdoret në rastet e nevojës për dezinfektim të pusit kur keni dyshime për ndotje apo kontaminim të tij. Dezinfektimin e pusit e bëni ashtu që në pus e hidhni këtë artikull në atë mënyrë që në pus të krijohet një tretje prej 1% deri 5%! E lëni të qëndrojë për 2 deri 3 orë, dhe pastaj aktivizoni pompat dhe bëni një zbrazje të pusit duke e hedhur tretjen aq gjatë deri sa të bindeni se i tërë uji me dezinfektues është larguar tërësisht!
Për informata më detale lidhur me artikujt e lartshënuar sipas nevojës ju vëmë në dispozicion edhe fletë informacionin për çdo artikull të lartshënuar.
Programet që ofrojmë
Për të gjithë klientët tanë, Ne dhe Firma WIGOL në Gjermani dhe ajo Thonhauser në Austri ofrojmë gratis (falas) këto shërbime:
- Trajnimin e stafit,
- Materialin përcjellës për te gjitha shënimet e nevojshme ne lidhje me produktet,
- Te gjitha shënimet e nevojshme dhe programin për higjiene konform ISO standardeve,
- Sqarime dhe sugjerime eventuale ne çdo kohe dhe për çdo problem apo paqartësi ne lidhje me higjienën ne fabrikën tuaj.
- Sipas nevojës ardhjen e eksperteve Gjerman apo Austriak për rastet kur stafi Kosovar nuk ka zgjidhje për ndonjë problem eventual,
- Dërgimin e stafit tuaj për trajnim ne Gjermani ose Austri nëse kjo është e nevojshme.
Jeni të lutur që të analizoni dhe të shqyrtoni propozimin tonë dhe të na konfirmoni vendimin tuaj lidhur me këtë propozim.
Ashtu siç u përmend më lart, të gjitha produktet që ne i shesim janë të çertifikuara me standarded kryesore evropiane ISO, kanë burim nga kompani higjienike serioze, dhe janë zgjedhja kryesore ndaj papastërtisë së ambientit apo stafit punues.
Nëse keni interesim për ta blerë ose për të pyetur për ndonjë produkt, na kontaktoni në nr. telefoni, email ose caktoni takim.
Telefon
+383 49 112 528
+383 44 112 528
+383 48 604 575
weinkos@yahoo.de
weinkos@hotmail.com